Janë dënuar me 38 vite burg një bandë shqiptare plaçkitësish të banesave që operonin në pjesën më të madhe të Anglisë qëndrore dhe veriperëndimore, të cilët arritën të vidhnin sende ku vlera totale sipas medias shkonte në afro 3 milionë stërlina.

Grupi i cili kishte pjesëtarë edhe një student angleze të vitit të dytë për mjekësi, nënë e dy fëmijëve, e dashura e njërit nga pjesëtarëve të grupit, fillimisht studionin shtëpitë e shtrenjta në faqen e internetit të një nga agjencive më të mëdha imobilare te quajtur Rightmove.

Pamjet e kamerave me qark të shkurtër të sekuestruar nga forca të ndryshme policore të përfshira ne hetimin e grupit kriminal, tregojnë pamje të frikshme të këtij grupi, mes të cilëve tre emigrante ilegal në Britani, që hidheshin nga kati i dytë dhe largoheshin nga shtëpitë e plaçkitura me çanta me mallra dhe sende të vjedhura të hedhura në shpinë, apo që mezi transportonin kasaforta të rënda me sende me vlerë, sipas dëshmive në procesin gjyqësor , raporton media britanike.

Grupi i plaçkitësve targetonte prona të mëdha si përmasa, dhe me pronare të pasur në pjesë rurale dhe të shtrenjta dhe në afërsi të parkingjeve për largim të shpejtë dhe të lehte nga vendi i krimit, kur të zotët e shtëpive shpesh barrikadoheshin brenda shtëpisë nga frika e plaçkitësve.

Ju deshën policisë britanike muaj të tërë hetime që të identifikonin grabitësit përmes fotove të tyre në mediat sociale duke demonstruar tufa të mëdha parash dhe ekspozuar orët e shumta të vjedhura, apo edhe peshore me bizhuteri të shtrenjta.

Anëtarëve të grupit kriminal shpesh i duhej të udhëtonin me qindra milje, shpesh duke përdorur makina me qira për të mbuluar gjurmët e krimit.

Në total ata kishin plaçkitur 44 shtëpi dhe banesa të kryera gjatë orëve të vona të natës kur të zotët e shtëpisë ndodheshin brenda tyre. Në një nga plaçkitjet u arrit të vidheshin sende me një vlerë prej 238 mijë stërlinash, ndërkohë që 32 orë firmato u vodhën nga një adresë tjetër.

Pesë shqiptarët, tre prej të cilëve ilegal, kishin mbërritur në Britani edhe pse dukshëm bënin një jetë të shtrenjtë në vendlindje.

Foto nga mediat sociale sipas medias britanike, tregojnë se ata shijonin tej mase jetën nëpër mbrëmje të ndryshme në Shqipëri.

Njëri nga prestarët e grupit postonte fotot nga udhëtimet në Monte Carlo, Paris dhe Milano, ndërkohë të tjerë fotot me makina të shtrenjta duke u mburrur, “kjo është makina ime”.

Hetimi policor filloj në tetor të 2024, pas identifikimit të një sërë plaçkitjesh të banesave me taktika të ngjashme, ku shumica e vjedhjeve kishin ndodhur nga periudhën dhjetor 2024 deri në mars të 2025-ës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds