Irani dhe Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar në Islamabad bisedimet diplomatike të nivelit më të lartë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Sipas Al Jazeera, këto janë gjithashtu negociatat e para zyrtare ballë për ballë midis Teheranit dhe Uashingtonit që nga viti 2015. Në atë periudhë, palët arritën një marrëveshje mbi programin bërthamor të Iranit.

Kjo marrëveshje u anulua më vonë në vitin 2018 nga Presidenti amerikan Donald Trump gjatë mandatit të tij të parë. Po atë vit, udhëheqësi suprem i atëhershëm i Iranit, Ali Khamenei, ndaloi çdo negociatë të mëtejshme të drejtpërdrejtë me SHBA-në.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds