Roskoveci  i ka kushtuar një rëndësi të veçantë komunitetit rom, ku për të dytin vit radhazi, u organizua festivali “Roma Romale” që mblodhi grupe artistike nga Tirana, Durrësi, Lezha, Lushnja, Kosova, Maqedonia e Veriut etj.

Festivali solli në skenë këngë, valle dhe tradita të komunitetit rom, duke krijuar një atmosferë festive dhe shumëngjyrëshe për qytetarët dhe vizitorët e pranishëm në shesh. Pjesëmarrësit prezantuan elemente të kulturës së tyre, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të identitetit rom.

Përfaqësuesi nga Kosova dhe përfaqësuesja nga Lezha u shprehën se ky aktivitet synon të forcojë bashkëpunimin kulturor dhe të nxisë integrimin përmes artit. Në Roskovec jeton një komunitet i madh romësh, të cilët, sipas kryebashkiakes, Majlinda Bufi janë të integruar dhe bashkëjetojnë në harmoni të plotë me të gjithë qytetarët e tjerë.

Performancat e nëntë grupeve pjesëmarrëse në garë u vlerësuan nga një juri profesionale. Çmimi i parë u fitua nga grupi “Liburna” i Lezhës.

Festivali synohet të kthehet në një traditë në qytetin e Roskovecit, pasi aktivitete të tilla ndihmojnë në afrimin e kulturave dhe promovimin e diversitetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds