Të paktën 30 pasagjerë u evakuuan nga një anije turistike, pasi u bllokua në një shkëmb koralor në Fixhi, në Australi.

Anija “MV Fiji Princess”, e operuar nga kompania Blue Lagoon Cruises, u përplas më herët  pranë ishullit Monuriki, ku u xhirua filmi i vitit 2000 “The Exile” me protagonist Tom Hanks, sipas një deklarate nga kompania turistike me seli në Fixhi, raporton AP.

“Edhe pse hetimi është ende në fazat e para, duket se një erë e fortë dhe e papritur me stuhi bëri që spiranca të lëvizte drejt një shkëmbi aty pranë, duke bërë që anija të ngecë në tokë”, thuhet në deklaratë.

Menjëherë u bë e mundur ndërhyrja nga autoritetet dhe nxjerrja e  30 pasagjerëve pa pasoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds