Mungesa e rampave në disa kryqëzime në Lushnjë vijon të mbetet një problem shqetësues për qytetarët.

Në shumë zona të qytetit, kalimi në vijat e bardha është i vështirë, sidomos për personat me karrige me rrota, me paterica, nënat me fëmijë në karroca, personat me aftësi të kufizuara, por edhe për qytetarët e tjerë. Për shkak të mungesës së rampave ata kufizojnë aktivitetet ditore ose detyrohen të kalojnë jashtë vijave të bardha duke rritur rrezikun për rënie dhe lëndime por edhe për aksidente nga automjetet.

Kjo problematikë është trajtuar edhe më herët nga televizioni TV 4+, por situata vijon të mbetet e njëjtë në shumë kryqëzime.

Edhe pse në disa pika të qytetit rampat janë të pranishme, disa prej tyre nuk janë ndërtuar në mënyrë funksionale dhe në kryqëzimet e tjera mungojnë, duke krijuar vështirësi reale për lëvizjen e përditshme të kalimtarëve.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse, për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të garantuar siguri më të madhe në rrugë.

Vendosja e rampave në kryqëzime do të ishte një hap i rëndësishëm drejt një qyteti më të aksesueshëm dhe më të sigurt për të gjithë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds