Sot Lushnja është veshur me të kuqe, me ngjyrën e flamurit të Pavarësisë të cilin e ngritën 111 vjet më parë, patriotët lushnjarë në sheshin kryesor të qytetit para Beledijes (bashkisë), me porosi të plakut të urtë Ismail Qemalit qëudhëtonte për në Vlorë. Me këtë rast u zhvilluan disa aktivitete. Në orën 10.20 minuta, ashtu si 111 vjet më parë është bërë ngritja simbolike e flamurit nga Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe deputeti Bujar Çela.
Drejtuesit lokalë vendosën buqeta me lule në Obeliskun që përkujton patriotët lushnjarë që kryen këtë akt historik.
Ekspozita me punimet e fëmijëve dhe koncerti festiv me temë pavarësinë kanë shoqëruar këtë aktivitet.
Aktin e Shpalljes së Pavarasisë në 28 nëntor nga Ismail Qemali në Vlorë e kanë firmosur tre patriotë lushnjarë, Nebi Sefa, Ferid Vokopola dhe Qemal Mullai për të cilët poeti Andrea Liko dhe historiani Niko Ferro kanë botuar një libër i cili tregon kontributin e tyre të lënë në harresë prej shumë dekadash.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”rB48pQj_css”]
