Sulmet dhe tensionet në Lindja e Mesme vijojnë të përshkallëzohen në ditën e 17-të të konfliktit.
Gjatë natës, disa sulme ajrore goditën periferitë jugore të Bejrut, ndërsa shpërthime u raportuan edhe në zona të tjera të Libanin jugor, në kuadër të përplasjeve mes Izraelit dhe Hezbollahut.
Ndërkohë, tensionet kanë ndikuar edhe në trafikun ajror në rajon. Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait njoftoi pezullimin e përkohshëm të fluturimeve pas një incidenti të lidhur me një dron që shkaktoi zjarr pranë një rezervuari karburanti.
Në këtë situatë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA po zhvillon bisedime me disa vende për patrullimin e Ngushticës së Hormuzit, duke paralajmëruar se Uashingtoni “do të mbajë mend” se cilat shtete zgjedhin të mos ndihmojnë në këtë përpjekje.
10:53 Trump kërcënon NATO-n: Do e keni punën keq po nuk na ndihmuat me Ngushticën e Hormuzit
Donald Trump nuk e toleron një NATO indiferente ndaj konfliktin me Iranin: Presidenti i SHBA-së e paralajmëroi aleancën për një të ardhme “shumë të keqe” nëse ndihmon për hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i tha Financial Times se vendet që përfitojnë nga kjo rrugë detare duhet të ndihmojnë në sigurimin e saj.
10:52 Lufta në Lindjen e Mesme, Izraeli njofton: Shkatërruam avionët që përdoreshin nga Ali Khamenei
Forcat e armatosura izraelite njoftuan se gjatë natës kanë shkatërruar një avion të përdorur më parë nga ish-udhëheqësi suprem iranian, Ali Khamenei, në aeroportin Mehrabad të Teheranit.
10:01 Deklarata e Trump për luftën, Kina bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake
Kina ka reaguar pas deklaratave të fundit të Presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëroi se mund të shtyjë një samit me liderin kinez Xi Jinping nëse Pekini nuk ndihmon për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.
08:59 Bejruti tronditet nga sulmet ajrore, shkon në 850 numri i të vrarëve që nga nisja e konfliktit
Disa sulme ajrore goditën gjatë natës periferitë jugore të Bejrutit, ndërsa shpërthime u raportuan edhe në disa zona të Libanit jugor.
08:40 Sulm me raketë në Abu Dhabi, humb jetën një palestinez
Të paktën një person ka humbur jetën pasi një raketë goditi një automjet civil në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas autoriteteve lokale.
07:38 Patrullimi i Ngushticës së Hormuzit, Trump bën paralajmërimin e radhës: Do të mbaj mend vendet që nuk do të ofrojnë ndihmë
07:24 Incident me dron pranë një pike karburanti, pezullohen fluturimet në aeroportin e Dubait
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait ka pezulluar përkohësisht fluturimet pasi një dron u rrëzua mbi një pikë karburanti dhe shkaktoi zjarr.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi vendet që nuk ndihmojnë Amerikën për Ngushticën e Hormuzit.
