Pas dy sulmeve me dron në ishull, Greqia ka vendosur të aktivizojë planin e përbashkët të mbrojtjes me Qipron, me vendim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ministri i jashtëm grek ka lajmëruar se Greqia dërgon në Qipro dy anije ushtarake fregata “Kimon” dhe “Psara”, kjo e fundit e pajisur me sistemin anti-dron,  si dhe dy avionë luftarakë F-16.

Sipas njoftimeve, nesër në ishull do të udhëtojë edhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, për të koordinuar veprimet me autoritetet qipriote.

“Pas sulmeve në territorin e Republikës së Qipros, dërgohet menjëherë në Republikën e Qipros fregata “kimon”, së bashku me fregatën e dytë greke, e cila do të mbajë sistemin “kentavros”, si dhe dislokohen në Republikën e Qipros dy avionë luftarakë F-16 për t’u përballur me kërcënimet.

Për më shumë koordinim të veprimeve me Republikën e Qipros, nesër do të udhëtoj në ishull së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralin z. Houpis, ku do të pritem nga Presidenti Nikos Christodoulides dhe do të zhvilloj bashkëpunim me Vasilis Palmas“-thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *