Një grup kriminal është goditur në Spanjë në bashkëpunim edhe me policinë shqiptare. Në pranga janë vënë 5 persona, mes tyre 4 shtetas shqiptarë.

Policia shqiptare thotë se në kuadër të operacionit janë sekuestruar 10 590 euro, 4 ora dore të markave të shtrenjta dhe 1 automjet.

Në vijim të këtij bashkëpunimi, policia e Shtetit thekson se në muajin janar 2026, blutë e Lezhës finalizuan operacionin e koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u kap njëri nga pjesëtarët e këtij grupi kriminal, shtetasi A. I.

Gjithashtu, gjatë periudhës hetimore u ekzekutuan letërporosi për kryerjen e kontrolleve në disa ambiente në Shqipëri, në pronësi apo përdorim të pjesëtarëve të grupit.

Organizata dyshohet se qëndron pas njëmbëdhjetë grabitjeve të kryera që nga gushti 2024, duke siguruar një plaçkë mbi 1.5 milion euro në ora, bizhuteri, çanta ekskluzive dhe para në dorë.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e 2 pjesëtarëve të tjerë të këtij grupi, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds