Bllokimi i lëvizjes së automjeteve të transportit në drejtim të juglindjes dhe drejt doganës së Qafë Thanës është një kosto e shtuar për eksportuesit e perimeve nga Lushnja dhe Divjaka drejt Maqedonisë së Veriut. Eksportuesit, shumicën e prodhimit e çojnë në vendet e komunitetit Europian dhe në këto kushte janë të detyruar të lëvizin nga Shqipëria në Kosovë e më pas në Maqedoninë e veriut e më pas drejt destinacioneve përfundimtare. Eksportuesit janë të detyruar jo vetëm të vijojnë nisjen e prodhimit të kontraktuar, por edhe të marrin prodhimin e fermerëve duke pranuar kostot shtesë në transport.
Sipas eksportuesve kjo situatë u sjell kosto shtesë në transport, por ata kërkojnë të qëndrojnë korrekt me fermerët për mos t’u lënë prodhimin në parcela
Pjesa më e madhe e pikave të grumbullimit, kryesisht ato me kapacitete të vogla këto ditë duke mos gjetur alternativa transporti në linjat e zakonshme kanë ndërprerë grumbullimin e prodhimeve.

