Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetim disiplinor ndaj gjyqtares me tre mbiemra Irena Gjoka.
Në një kthim përgjigje për Adriana Kalanë që mban datën 20 shkurt, ILD informon se ’ka konkluduar se ekzistojnë dyshime të arsyeshme që magjistratja Irena Gjoka ka kryer veprime/mosveprime, të cilat në referim të nenit 103, shkronja “dh” dhe nenit 104 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përbëjnë shkelje disiplinore’
Për këtë arsye, është vendosur fillimi i hetimit disiplinor me iniciativë dhe me nismë të ankuesit ndaj magjistrates Irena Gjoka, gjyqtare pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, bazuar në nenin 123, 124 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Gjyqtarja Irena Gjoka u përdor për të burgosur liderët e opozitës nga Sali berisha, Ilir Meta e të tjerë.
Më 20 shkurt 2026 sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme përfundoi pas gati 2 vitesh verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka- Shpata-Maneku duke konfirmuar se gjyqtarja Irena Gjoka ishte dënuar me burg në Greqi dhe është dëbuar për falsifikim të pasaportës dhe vizës, fakte të cilat i kishte fshehur në formularët e vetëdeklarimit.
Në një reagim në fb Kalaja informon se vendimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ka vendosur që të administrojë në funksion të këtij hetimi:
1. Dosjen e plotë nga Prokuroria e Përgjithshme që ka lidhje me vendimin e datës 19.01.2026
2. Informacione nga KLGJ, lidhur formularët e “vetëdeklarimit” dhe “deklaratat e kontrollit të figurës, të plotësuara dhe të dorëzuara nga gjyqtare me 3 mbiemra.
3. Informacione nga AKSIK, lidhur me pyetësorët e sigurisë, të dorëzuar në mënyrë periodike nga Irena me 3 mbiemra.
4. Informacion nga SPAK lidhur me procedimin ndaj kësaj gjyqtareje.
5. Informacion nga KLGJ, përsa i përket dosjes personale e Irenës me 3 mbiemra, ankesat ndaj saj gjyqtareje dhe sesi janë ndjekur e adresuar ato nga KLGJ
Edhe pse e dënuar, si dhe e shkarkuar nga KLD-ja e drejtuar nga Sali Berisha, Irena Gjoka nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit asnjë prej këtyre fakteve që e bëjnë të papërshtatshme për qëndrimin në detyrë dhe e ekspozojnë përballë konsumimit të veprës penale.

