Bashkia vazhdon punën për mirëmbajtjen e qytetit me krasitjen e pemëve dekorative të llojit Manjola të mbjella 60 apo 70 vjet më parë dhe pemëve të tjera. Krasitja po kryhet nga punonjësit e Ndërmarrjes së Pasurive Publike në rrugën “Fan Noli” pranë qendrës së qytetit.

Pemët kanë nevojë të krasiten, se është thelbësore për shëndetin dhe rritjen e kontrolluar të tyre, si dhe për sigurinë dhe estetikën e qytetit, thonë punonjësit.

Krasitja e pemëve dekorative bëhet çdo vit gjatë periudhës janar- shkurt, kohë kur është e nevojshme ndërhyrja, pasi  në këtë mënyrë drunjtë rigjenerohen dhe krijojnë një kurorë më të plotë e të gjelbër në pranverë. Puna e nisur nga punonjësit e gjelbërimit do të vazhdojë dhe në rrugët e tjera të qytetit, ku është e nevojshme një ndërhyrje e tillë.

Gjithashtu pemët e thara do të zëvëndësohen me pemë të reja dekorative të financuara nga bashkia.

Mbjellja, zëvëndësimi dhe krasitja e pemëve në qytet është prioriteti i punonjësve të shërbimeve publike, për të garantuar më shumë hapësira të gjelbra dhe mjedise më të shëndetshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds