Vijojnë kërkimet në lumin Osum për gjetjen e trupit të Ilir Kurti.
20 efektivë të Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 50 efektivë nga Baza e Mbështetjes për Emergjencat Civile dhe Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut, po vijojnë pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e trupit të 42-vjeçarit në ujërat e lumit Osum, pranë kanioneve në Skrapar në një angazhim të koordinuar me Policinë e Shtetit dhe MZSH.
Me ndihmën e pajisjeve të specializuara, kërkimet po kryhen në të dy brigjet e lumit, nga kanionet deri në urën e Çorovodës.
Që prej mëngjesit të së shtunës në kanionet e Osumit nisën kërkimet për 42-vjecarin Ilir Kurti që dyshohet se u hodh në lumë.
