Drizari është një nga fshatrat e bashkisë Mallakastër i njohur jo vetëm për traditat patriotike dhe kulturore, por edhe për rrapin e famshëm, tashmë simbol të tij. Ky biomonument njihet edhe me emrin ’Rrapi i Ujit’’ dhe është i vendosur në luginën e ‘’Përroit të Thatë’’, fare pranë autostradës Levan-Tepelenë. Specialistët mendojnë se ky dru ka një moshë mbi 400 vjeçare . Sioas gojëdhënave rrapi ka qënë vend takimi dhe shplodhje për karvanët dhe vetë banorët e zonës.
Interes për këtë monument shfaqin edhe te huajt që kalojnë në këto anë.Për shkak të veçorive kjo pemë shekullore vlerësohet edhe nga institucionet vendore .
Për shkak të dëmeve nga dukuritë natyrore bëhet edhe një thirrje për më tepër vëmendje që ky monument të qëndrojë sa më gjatë.
Më një lartësi mbi 20 m dhe diametër të trungut 2.5 m, rrapi, krijon një kurorë në formë çadre, e cila e ka shndërruar atë në një vend takimi, qëndrimi ose shlodhje për banorët e zonës. Ata kanë ditur gjatë shekujve që ta ruajnë atë si Monument Natyre dhe element identiteti për zonën.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”mOKitXeyRi8″]
