Një aksident ku si pasojë ka humbur jetën një 72-vjeçar është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.

Rreth orës 09:30, një automjet i drejtuar nga shtetasi M. I. ka përplasur një këmbësor, shtetasin E. Gj., 72 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit fatal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *