Banorët e fshatit Baks-Rrjolli kanë nisur një protestë para Prokurorisë së Posaçme kundër ndërtimit të një restorti në zonën e Velipojës.  Dhjetëra banorë protestuan ditën e sotme, duke akuzuar biznesmenin dhe qeverinë për grabitje pronash dhe ndërtim të paligjshëm.

Përfaqësuesit ligjorë të banorëve shprehen se prej një viti kanë depozituar një kallëzim në SPAK, por çështja është transferuar në prokurorinë e Shkodrës dhe hetimet kanë ngecur pa asnjë informacion konkret.

Një nga përfaqësuesit e protestuesve hodhi akuza të rënda, duke deklaruar se pas këtij projekti fshihen interesa të fuqishme dhe “personazhe të fortë të botës së krimit”. Ai theksoi se statusi strategjik dhe ndërtimi i një autostrade aty pranë janë të lidhura drejtpërdrejt me lehtësimin e këtij projekti. Banorët e Baks-Rrjollit janë të vendosur të vazhdojnë betejën e tyre ligjore, duke kërkuar nga drejtësia të hetojë me themel atë që ata e cilësojnë si një skemë grabitjeje pronash me bekimin e zyrtarëve të lartë.

Avokati Ndue Pjetri:  Tani veprat penale së fundit është ndërtime pa leje në kompani, e cila është, që vazhdon punimet pa leje. Janë shkërkuar IKMT-së, IMT-së, gjithë institucioneve të vijnë ta verifikojnë. Ky popull ka thënë që në qoftë se është në rregull, ne ikim, pra qysh në ditën e parë. Dhe nuk do me ushtruar dhunë, asgjë. Dhe as IMT-ja, as IKMT-ja nuk paraqiten për të parë dokumentacionin të cilin ata, po themi, duhet ta vënë në dispozicion të dikujt.

Pra, grabitja e pronave ekziston. Jemi në gjyq civil dhe kemi bërë kallëzim penal. Në këto momente, jemi në pritje të dy verdikteve që ka ligji. Në momentin që ata, pra janë munduar me e marrë tokën me forma të ndryshme, ëh, ne do të ndjekim gjithmonë ligjin, zbatimin. Ai tani ka ardhur forcerisht, ka hyrë brenda, në dispozicion gjithë Policinë e Shtetit dhe i kemi njoftuar të gjithë institucionet dhe asnjë nuk vjen. Ne çuditërisht kemi qenë aty, i themi, kush është drejtuesi i policisë këtu, nuk denjon asnjë me u identifikuar.

Atëherë, bëhet fjalë që është marrë një status strategjik, nga një nëndegë e shoqërisë Gener 2 Sh.p.k. Dhe kjo është mjaft e kuptueshme tashmë dhe fakti pse është bërë ajo autostradë. Autostradë edhe vazhdimi i autostradës që është pikërisht për ta çuar në pikën kulmore të ndërtimit të një resorti strategjik, turistik. Duke pasur parasysh këtë, ka një sot një kallëzim penal për ushtrim ndikimi të paligjshëm, për korrupsion, për falsifikim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pse i themi të gjitha këto dhe kush janë?

Çfarë frike do kishte shoqëria, një nëndegë e Gener 2-shit, që duke mbirë nga hiçi, të kërkojë takim me banorët, t’ju ofrojë përfitime të paligjshme, tipike për veprat penale të korrupsionit. Pra çfarë interesi do të kishte shoqëria për t’i thirrur të gjithë banorët, për t’i qetësuar, për të negociuar me to për shpërblimin, për marrjen prej kësaj prone, duke qenë se ishin mjaft të sigurt që nuk kishte pronë asnjë prej këtyre qytetarëve. Dhe është fakt i pakundërshtueshëm, fakt i pranueshëm që këtyre banorëve për mbi 100 vjet më përpara, shteti komunist edhe në kohën e mbretërisë ua ka sekuestruar këtyre pronat. Ky është fakti penal pak a shumë që po heton edhe Prokuroria e Posaçme, e cila është kërkuar edhe ushtrimi i ndjekjes penale. 

E dyta çfarë është më e rëndësishme. Nëse nga ato mesazhe që ne kemi parë të gjithë në opinionin publik, edhe që bëhet debat në Gjykatën Kushtetuese, nëse duhet të ketë imunitet apo jo zëvendëskryeministri, nëse për autostradën është bërë nderi i parë i jetës, ky resorti turistik do jetë nderi i dytë i jetës, sipas këtyre komunikimeve dhe hamendësimeve që ne me të drejtë i ngremë. Pse pikërisht forca shtrënguese e shtetit? Pse pikërisht një kohë kaq e gjatë?

Apo fakti se këto prona kanë pasur dritëhije të personazheve të fortë të botës së krimit, që kanë qenë drejtpërdrejtë të interesuar për atë vend. Kështu që ca gjëra do t’i themi sepse nuk kam frikë. Këto njerëz vijnë sepse e shohin SPAK-un si derën e vetme të shpresës. Është pompuar kaq shumë nga ndërkombëtarët, nga opinioni, të gjitha llojet e trajtimeve, ama kjo që është aktuale, nëse ne vazhdojmë të diskutojmë dhe të hetohen gjëra që i përkasin para shtatë viteve, kur do t’i vijë radha këtyre? Kur të kenë vdekur edhe ato që kanë vdekur përpara këtyre? Apo kur të jetë ndërtuar resorti dhe mos të ketë më mundësi që të zhbëhen ato të drejta.

E treta që është më e rëndësishme. Si ka mundësi? Sot policia, IMT-ja, IKMT-ja, një qytetari që vendos një pllakë në tualet i shkojnë 20 inspektoriate. Ndërsa një vend që është me 146 hektarë, pa asnjë procedurë ligjore, pa asnjë njoftim paraprak, pa asnjë tabelë, dhe vetëm pasi filluan protestat, denjuan dhe vendosin tabelat për fillimin e punimeve.

Si ka mundësi se sot kemi tunele që janë vepra kombëtare, që janë pa u zbardhur lejet e ndërtimit të tyre, që është një nga, një nga kriteret kryesore. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *