Freskida Halilaj është shkarkuar nga detyra si Drejtore e IdentiTek.
Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit nga Ministria e Brendshme, ndërsa në vend të saj është emëruar Silda Cepe.
Freskida Halilaj ka mbajtur postin e Drejtores së IdentiTek që prej muajit nëntor 2024.
Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti.
