Ekspertët e policisë kanë rikthyer sërish paraditen e kësaj të hëne në fshatin Rrilë të Lezhës, pranë biznesit, ku ndodhi atentati me armë zjarri mbrëmjen e së dielës.
Ata po marrin gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes, ku do të bëhet analiza e ADN, për të parë nëse kemi të bëjmë me një person tjetër të plagosur dhe identitetin tij.
Ndërkohë nga të shtënat, katër plumba kanë prekur dhe dy biznese të tjera përballë berberhanes, por fatmirësisht personat që ndodhin brenda kanë shpëtuar mrekullisht.
