Kreu i PD, Sali Berisha tregoi detaje nga organizimi i protestës së 10 shkurtit para Kryeministrisë.

Berisha tha se opsion është edhe qëndrimi në shesh deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, por shtoi se “kjo kërkon që secili nga ne që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë”.

Sali Berisha: Gjithçka varet nga kryengritja jonë paqësore që s’duhet të ndalet kurrë deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ne thirrëm protestën tjetër me datën 10 shkurt, në mënyrë që të marrim
dhe njëherë paralajmërimin më serioz për largimin e tyre nga pushteti. Gjatë këtyre ditëve janë me qindra qytetarë që kërkojnë me shumë të drejtë që në protestë të mos largohemi
nga sheshi pa realizimin e qëllimit tonë. Kjo është një kërkesë jashtëzakonisht e drejtë dhe është rruga e vetme për të larguar këtë regjim nga pushteti. Por kjo kërkon që secili nga ne
që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë. Ju garantoj se drejt asaj në mënyrë të pandalshme po shkojmë.
Edi Rama mbrapa diellit të shkojë, shpresë nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *