Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti një ceremoni për prezantimin e Bordit të Paqes, i cili është themeluar fillimisht për ta mbikëqyrur administrimin e Rripit të Gazës.

Në këtë bord është bërë pjesë edhe Kosova, ku nënshkrimi i anëtarësimit është bërë sot nga Presidentja e vendit Vjosa Osmani e cila në ceremoni shihet se gjatë nënshkrimit përshëndetet ngrohtë me presidentin Trump, me të cilin zhvillon edhe një bisedë të shkurtër.

Nis takimi i liderëve për formimin e Bordit të Paqes, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është e vetmja grua mes udhëheqësve botërorë të mbledhur për nënshkrimin e Bordit të Paqes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *