Kongresi i Lushnjës, kongresi më i rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920 në Lushnjën mikpritëse me 2400 banorë, ku patriotët e saj trima morën përsipër organizimin e kongresit në kohën kur Shqipëria rrezikohej të copëtohej nga vendet fqinje.

Qëllimi i mbajtjes së Kongresit ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij.  

Drejtori i Muzeut Dr. Niko Ferro tregon historinë dhe rëndësinë e vendimeve të Kongresit për formimin e shtetit shqiptar, rolin dhe kontributin e patriotëve që organizuan dhe mbrojtën delegatët gjatë 10 ditëve që u zhvilluan punimet e tij. Dr. Ferro theksoi rëndësinë e shpalljes së 21 Janarit festë kombëtare, pasi pas shpalljes së Pavarësisë, Kongresi i Lushnjës është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar.

Kryetari i grupit të opozitës në Këshillin Bashkiak Klement Çela i cili përfaqëson edhe mendimin e qytetarëve lushnjarë kërkoi shpalljen e Kongresit të Lushnjës festë kombëtare. Ai vuri në dukje se kjo ngjarje e rëndësishme për Lushnjën dhe për Shqipërinë deri sot nuk i është dhënë rëndësia që i takon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *