Sot si në çdo 6 janar, besimtarët ortodoksë festuan Ditën e Ujit të Bekuar, në kishën “Shën Gjergji dhe Shën e Premte” me ritualin simbolik të hedhjes së kryqit në ujë i cili duhet të kapet nga besimtarët, pasi simbolizon pastrimin dhe ndriçimin e tyre. Ky veprim këtë vit u realizua në kishë për shkak të motit të keq që ka përfshirë Lushnjën dhe gjithë vendin.

Dita e Ujit të Bekuar është një nga festat më të rëndësishme të kalendarit kishtar, sepse përkujton pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan, tha Dhjakom Leonardi.Krishti është busulla e orientimit për të cilën kanë nevojë njerëzit në jetë është mesazhi që ai u drejton besimtarëve ortodoksë dhe jo vetëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *