Besimtarët ortodoksë në qytetin e Fierit kanë festuar këtë 6 Janar , Ditën e Ujit të Bekuar. Kisha e Shën Gjergjit ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë në shatërvanin në sheshin “ Europa” ku ky ritual është i përvitshëm. Procesioni nisi me meshën në kishë, ku në oborrin e saj besimtarë të shumtë mbushën ujin e bekuar, të cilin e konsiderojnë mbarësi në familjet e tyre duke sfiduar shiun me intensitet të lartë
Më pas vargu i gjatë i besimtarëve iu drejtua shatërvanit të qytetit ku tre të rinj sipas zakonit u hodhën në ujë për të marrë kryqin duke sfiduar temperaturat e ulëta. Ishte 18 – vjecari nga Roskoveci , Samuel Kola ai që nxori kryqin nga uji në këtë ritual ku merrte pjesë për heré të dyté teksa nuk ka fshehur emocionet.
I riu ia ka dorëzuar kryqin metropolitit të Apolonisë dhe Fierit , Hirësisë së tij , Imzot Nikolla , duke marrë bekimin e tij.
