Emërohet trajneri i ri i ekipit të Lushnjës Artan Bano i cili ka qënë një nga ishfutbollistët më të mirë dhe ish trajner i ekipit të Lushnjës. Trajneri Bano foli për gjendjen e vështirë në të cilin ndodhet ekipit që mori përsipër ta drejtojë, pasi rrezikon rënien në kategorinë e dytë. Ai e vendos besimin tek lojtarët që janë të talentuar, por dy- tre prurje cilësore janë të nevojshme, tha ai.
Bano theksoi se këtë rikthim të një lushnjari në ekipin e Lushnjës e ndjeu detyrim ndaj tifozerisë lushnjare dhe është i sigurtë që do arrijë rezultatet e pritura nga publiku i mrekullueshëm që e ka shoqëruar gjithmonë skuadrën e zemrës.
