Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj kur  prezantoi në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë, projektbuxhetin e vititn 2024 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se bujqësia do të marrë më pak fonde në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, por do të ketë një rishikim në mes të vitit. Nga skema direkte që financohen fermerët janë parashikuar 3.3 mld lekë nga 5.2 mld në 2023.

Këtë vit, theksoi ministrja, me fondet buxhetore janë parashikuar të mbështeten drejtpërdrejtë 68% e të gjithë fermerëve me NIPT në shkallë vendi. Sipas saj, skemat e mbështetjes janë faktor kyç në mbështetjen e fermerëve.

Fondet e IPARD janë projektuar më pak në buxhetin e këtij viti për shkak të dyshimeve për abuzim, ndaj ministrja u shpreh se janë në kontakt me agjencitë europiane për disbursimin e plotë të shumës dhe që do të finalizohet së shpejti sipas saj.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”MYc8zC7wm1Q”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds