Bujqësia është nga ministritë që do të marrë më pak fonde në projektbuxhetin e vitit 2024. Pas deklaratës së Ministresë së Bujqësisë Anila Denaj, ishkandidati për Kryetar Bashkie të Lushnjës Eduard Sharka i cili ka apeluar vazhdimisht për të drejtat e fermerëve, ka dhënë analizën e tij për këtë situatë që prek drejtpërsëdrejti fermerët e Bashkisë Lushnjë e cila është një vend bujqësor.

Projektbuxheti i vitit 2024 është lajmi më i keq për bujqësinë shqiptare, pasi janë 15 milion euro më pak për skemën mbështetëse të skemës së fermerëve, thotë zoti Sharka.

Është tallje me fermerët, vazhdon ai kur lexova përshembull që sipas qeverisë do rritet numri , përfituese për skemen e naftës nga 31000 fermerë deri në 32500 deri në vitin 2026, pra vetëm 1500 fermerë, kur në fakt janë 75000 fermerë të pajisur me NIPT.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”bZeIDIj6kYs”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *