Bashkia e Lushnjës ndezi të shtunën në mbrëmje pemën e Krishtlindjes e cila është vendosur në Sheshin e Qytetarëve para bashkisë. Përveç pemës bashkia ndezi edhe dritat që zbukuronin sheshin duke u futur zyrtarisht në sezonin e festave.

Por rrugët e tjera dhe hapësirat publike mbetën njësoj si çdo ditë tjetër e vitit, pa dekor që sjell gjallëri në këtë periudhë festash. Sipas banorëve gjatë festave asnjëherë nuk ka pasur dekorime dhe drita, por një dhjetor me pamje të zymtë. Në përgjithësi thonë ata për festa ne jemi një nga bashkitë që stolisemi më pak.

Kur del në mbrëmje në qytet, pasi mbrëmja ka më shumë shkëlqimin në festat e fundvitit të vjen keq të shohësh Shtëpinë Kongres, Muzeun e qytetit, skulpturën e Vaçe Zelën dhe shqiponjën zhytur në errësirë.

Gjithashtu edhe godinat e institucioneve të tjera nuk kanë dekore. Në muajin më të bukur të vitit, kur edhe emigrantët kthehen për ta festuar në shtëpi në një atmosferë të ngrohtë qyteti jonë mbetet i zbehtë, i ftohtë  e jomikpritës.

Në kontrast me qytetet e tjera që na rrethojnë Lushnja është pa shkëlqim këtë fundviti, i lënë pas dore nga bashkia.Atmozferë e zbehtë festive në Kushnjë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *