Gjendja e lënë në harresë e klubit sportiv dhe e ambienteve sportive në rrethin e Lushnjës është diskutuar nga deputeti i PD-së Saimir Korreshi në Komisionin e Ligjeve. Ai kujton që ekipi i futbollit të Lushnjës ka qënë kampion dhe nënkampion republike në vitet 97-98-99, kurse sot po noton për të mos dal në kategori të 3-të. Ekipi i qytetit nr. 1 për tifozeri sot hyn në vitin e 8-të në gjendje të mjerueshme nga mungesa e sponsorizimeve, tha ai.

Korreshi i kërkon sponsorizime për ambientet sportive Ministrit të Financave Petrit Malaj që është edhe Deputet i PS për rrethin e Lushnjës duke përshkruar edhe realitetin e jetës së varfër kulturore në qytet dhe rëndësinë që kanë sportet për qytetarët.

Ndërkohë Klubi i Kategorisë së Parë ka dalë zyrtarisht për herë të 4-të në ankand, pasi do të ngrihet në këmbë duke kaluar nga administrimi që momentalisht kryhet nga Bashkia, tek një investitor privat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *