Policia ka arrestuar ditën e sotme një 25-vjeçar në Tiranë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ka dëmtuar me mjet prerës një të mitur. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se për motive të dobëta, i mituri ka goditur me send të fortë, 25-vjeçarin, ndërsa ky i fundit ka dëmtuar me mjet prerës të miturin.
I mituri është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Ndaj të miturit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. Policia po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. P., 25 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i mituri ka goditur me send të fortë, 25-vjeçarin, ndërsa ky i fundit ka dëmtuar me mjet prerës, të miturin, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
