Me tensione është shoqëruar seanca e sotme plenare, pasi disa deputetë të opozitës kanë kërkuar që të marrin fjalën për procedurë, por më pas u është hequr nga drejtuesja e seancës, pasi sipas saj nuk kanë folur për procedurë.

Gazment Bardhi nga vendi i është drejtuar disa herë drejtueses së seancës Klodiana Spahiu duke i thënë se duhet të lejojë të flasin deputetët e opozitës, ndërsa ajo fjalën ia kishte dhënë Ministrit Blendi Gonxhja.

“S’të vjen turp s’të vjen, o zonjë”, iu drejtua ai.

“Ti ke shumë probleme që ta dish”, tha Klevis Balliu nga vendi.

“Zoti Balliu keni vërejtje për sot”, iu përgjigj drejtuesja e Kuvendit.

“E quajti mashtrues dhe nuk i thatë gjë”, iu përgjigj Balliu.

Ndërkohë Bardhi dhe Zegjine Çaushi janë përplasur me njëri tjetrin verbalisht nga vendi dhe pa mikrofon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *