Kuvendi është mbledhur sërish ditën e sotme. Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për interperlancë me Kryeministrin Edi Rama në lidhje me pezullimin e Belinda Ballukut. Në arsyetim Niko Peleshi theksoi se çështja e pezullimit të Ballukut ndodhet në Gjykatën Kushtetuese dhe duhet që të pritet vendimi i saj. Në rendin e ditës janë disa çështje, ku pritet të diskutohet edhe për Avokatin e Popullit, proces për të cilin një ditë më parë pati zhvillime. Në rend dite janë edhe disa projektligje për ratifikime ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve dhe BERZH për projektet hekurudhore dhe energjinë.
