Disa biznese janë mbyllur nga Drejtoria e të Ardhurave Vendore, pasi zhvillonin aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin, konkretisht ishin të papajisur me licencë për veprimtarinë përkatëse.
Në kuadër të detyrave funksionale që ka kjo drejtori, në vazhdim të luftës kundër informalitetit, vazhdon kontrolli ndaj të gjithë tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në territorin administrativ të Bashkisë Lushnjë.
Gjatë kontrollit janë konstatuar subjekte që ushtrojnë aktivitet në mënyrë të paligjshme të paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Ndaj këtyre subjekteve është marrë masa e bllokimit të aktivitetit deri në regjistrimin e tyre pranë QKB-së.
Gjithashtu Sektori i Menaxhimit të Borxhit vazhdon punën për marrjen e masave per të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk kanë paguar detyrimet tatimore brenda afateve ligjore.
Masat e ndërmarra janë: Vendosja e kamatëvonesave për pagim detyrimi jasht afatit tê pagesës si dhe bllokim i llogarive bankare deri në sekuestro të vlerës së detyrimit nga llogaria bankare.
Procedurat do të vazhdojnë në bllokimin dhe konfiskimin e pasurive të paluajtshme.
