Drejtori i KESH, Erald Elezi, një nga vartësit e Zv.kryeministres Belinda Balluku, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Elezi, i cili u mor i pandehur nga SPAK në tetor, ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Mësohet se provat ndaj tij janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi.
