Më 27 nëntor 1912 u ngrit flamuri simbol i Pavarësisë së Lushnjës, një ditë para shpalljes së Pavaresisë së Shqipërisë në Vlorë. Në këtë ditë historike u kryen një sërë aktivitetesh nga autoritetet lokale.
Në orën 10.25 u ngrit flamuri nga Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa shoqëruar nga deputeti i PS Elton Korreshi duke kujtuar orën e saktë të para 113 vjetëve, kur u ngrit mes thirrjeve “Rroftë Shqipëria!”, “Rroftë Pavarësia!”, “Rroftë liria!” flamuri kuq e zi për hërë të parë para bashkisë së asaj kohe,
Më pas Kryetarja Sefa, deputeti Korreshi, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe qytetarë vendosën lule tek obelisku që përkujton firmëtarët e Pavarësisë, patriotët lushnjarë Nebi Sefa, Qemal Mullaj dhe Ferit Vokopola.
Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa dhe deputeti i PS Elton Korreshi uruan qytetarët për këtë ditë të rëndësishme.
Televizioni 4Plus gjithashtu uron qytetarët lushnjarë që na ndjekin “Gëzuar Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Lushnjës”!
