Festat e Nëntorit kanë qenë arsyeja kryesore që Qendra Kulturore e Fëmijëve ka organizuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike gjatë muajit nëntor. Mbrëmjen e djeshme u organizua një koncert festiv me rastin e ngritjes së flamurit në Lushnjë më 27 Nëntor, Ditës së Pavarësisë më 28 Nëntor  dhe çlirimit të vendit më 29 Nëntor duke  treguar dashurinë për qytetin dhe vendin e tyre.

Zërat e bukur të fëmijëve mbushën ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Koncerti pati një larmi numrash artistikë: këngë, vjersha, valle kushtuar ditëve më të rëndësishme të historisë sonë.

Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa e cila ndoqi koncertin së bashku me prindërit, mësuesit dhe fëmijët falenderoi fëmijët dhe stafin e QKF-së për aktivitetin dhe punën e mrekullueshme që kanë bërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *