Shoqata Kombëtare e Mundjes Shqiptare në bashkëpunim me bashkinë organizoi 67 vjetorin e krijimit të ekipit mundjes “Traktori”, ku u kujtuan ishsportistë të mundjes, ishtrajnerë, organizatorë dhe mbështetës të këtij sporti tradicional, që simbolizon forcën dhe qëndrueshmërinë në ambientet e muzeut të qytetit. Me një fotoekspozitë u prezantua historiku i këtij ekipi dhe spotistëve të tij.
Figurat më të shquara të sportit të mundjes të Lushnjës që u shndërruan në një burim krenarie për shumë lushnjarë si Skënder Gjyla, Pëllumb e Zyber Meçe, Pëllumb Zgjani, Koçi Koçibelli, Ramazan Gjyla, Vergjil Xhafa etj u dekoruan për kontributet e tyre në këtë sport. Ekipi i mundjes “Traktori” ka lënë gjurmë në historinë e sportit kombëtar të mundjes, por ky sport nuk praktikohet më në Lushnjë. Ishmundësi Ramazan Gjyla kërkoi rihapjen e ekipit të mundjes, pasi sportistë të talentuar që e duan këtë sport me shpirt ka për ta drejtuar atë.
Vergjil Xhafa, ish Drejtues i shumësporteve kujtoi vështirësitë ku stërviteshin sportistët e mundjes që i quajti heronj.
Brisilda Dervishi, Drejtore e Qendrës Kulturore dhe Klubit Shumësportesh, përshëndeti ishsportistë që morën medaljet e merituara.
Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës kombëtare të Mundjes Shqiptare Xhelil Cibaku theksoi arritjet e sportistëve të mundjes lushnjarë.
