Në qytetin e Lushnjës uji në rubinetat e qytetarëve ka mbi tre vjet që vjen 24 orë. Ndërkohë qytetarët vazhdojnë të mbajnë depozitat e ujit në taracat e pallateve sidomos pallateve të ndërtuar shumë kohë më parë duke i rrezikuar ndërtesat nga pesha e madhe e tyre, por dhe duke prishur estetikën e qytetit. Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa në një intervistë për TV 4Plus tha se ka ardhur koha që të ndërtohet një plan në bashkëpunim me qytetarët për heqjen e depozitave të ujit mbi pallate. Në zbatim të ligjit të ri për bashkëpronësinë do të zgjidhen administratorët e pallateve të qytetit nga vetë banorët për problemet që kanë, ku një prej problemeve më shqetësuese është heqja e depozitave të ujit.
