Rritja e nivelit të ujit në lumin Seman si rezultat i prurjeve nga zonat Berat e Skrapar ka bërë që lumi të dalë nga shtrati në zonën e Ngurrëzës së Vogël dhe Imshtës. Si rezultat i daljes nga shtrati janë përmbytur 180 hektarë tokë bujqësore brenda argjinaturës.
Shtabi i emergjencave të bashkisë Lushnjë në bashkëpunim me DUK Fier që administron lumenjtë Seman e Shkumbin, paraprakisht kanë evakuuar stanet brenda argjinaturës me bagëti e gjedhë.
Sipas Inxhinierit të Drejtorisë së Ujërave dhe Kullimit Ferdinand Dervishi do të kemi akoma rritje të nivelit të ujit deri në mesditë e më pas niveli do të ulet.
