Prej disa ditësh banorët e lagjeve “Çlirimi” dhe “Loni Dhamo” në periferi të Lushnjës janë përballur me një problematikë, me ujin e ndotur që vjen në rubineta e tyre.
Uji i ndotur ka krijuar situatë jo të këndshme për banorët e kësaj lagjeje të cilët nuk janë prononcuar edhe pse e vuajnë këtë situatë. Një defekt i shkaktuar në tubacion nga punimet për rikonstruksionin e rrugës ka shkaktuar situatën e rëndë sanitare. Sipas informacionit të marrë nga burime në ndërmarrjen e Ujësjellësit Rajonal Lushnjë defekti është riparuar dhe sot uji është i pastër në rubineta e abonentëve familjarë.
Për të disatën herë asnjë prononcim zyrtar nga Ujësjellësi Rajonal Lushnjë i cili prej dy vitesh është në varësi të ministrisë dhe jo më të pushtetit vendor. Nga ana e saj bashkia ka informuar ndërmarrjen e ujësjellësit për situatën, pasi nuk ka shumë në dorë.
