Përroi i Lushnjës po pastrohet nga Bashkia nëpërmjet Ndërmarrjes së Pasurisë Publike. Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa tregon se puna për pastrimin e shtratit të përroit prej 2 kilometër ka filluar prej disa ditësh. Po pastrohet me ekskavator pjesa fundore e tij dhe po hiqen inertet dhe mbeturinat e tjera të hedhura nga qytetarët dhe bizneset. Gjithashtu punëtorët e bashkisë po pastrojnë përroin nga bimësia e dendur që rritej në shtratin dhe në anët e tij. Pas këtij aksioni pastrimi do të vendoset një grup punëtorësh që do të merren çdo ditë me mirëmbajtjen e përroit që kalon mespërmes qytetit, tha Sefa.
Në përrua derdhen edhe ujërat e zeza të banesave anës tij me anë të tubave siç i shikoni edhe në pamje duke rrezikuar shëndetin e tyre e të qytetarëve lushnjarë dhe ndotin mjedisin.
Kujtojmë që Përroi i Lushnjës, projekti më i rëndësishëm për qytetin nuk është marrë në dorëzim nga Bashkia e Lushnjës për shkak të punimeve të dobëta nga firma që i kreu ato.
