Disa shtetas të përfshirë në ngjarje të ndryshme janë proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Lushnjës dhe e Fierit. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. A., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën doza Kokaine dhe Cannabisi, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. M., 50 vjeç dhe R. V., 36 vjeç, të dy banues në Kolonjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një shtetas 40 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. Sh., 55 vjeç dhe I. Sh., 32 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një shtetas 46 vjeç;
-N. K., 50 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Gjithashtu dy shtetas kallëzuan:
-P. D., 72 vjeç, se në magazinën e tij, në fshatin Varibob, i janë vjedhur disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;
-R. K., se më datë 08.11.2025, ishte larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja N. K.. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
