Vodhi një shumë parash në një subjekt tregtar, vihet në pranga 1 shtetas nga policia e Lushnjës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një subjekt tregtar në qytetin e Lushnjës. Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky shtetas.
Ndërsa Policia e Fierit ka kapur 1 shtetas i shpallur në kërkim për dhunë në familje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim I. M., 33 vjeç, banues në Levan, pasi Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
