Vijon plani operacional policor, i koduar “Hapësirat publike”, kundër shfytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave në Lushnjë. Evidentohen 3 raste të shfrytëzimit të hapësirave, për aktivitete ekonomike të paregjistruara (shitblerje/parkim automjetesh). Vihen në hetim 3 autorët e paligjshmërisë.

Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, të kryera në kuadër të operacionit “Hapësirat publike”, me objektiv evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të zënies dhe/ose shfrytëzimit të hapësirave publike ose private, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. S., 34 vjeç dhe R. K., 29 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Savër”, kishin pushtuar 2 hapësira publike, të cilat i shfrytëzonin si subjekte për shitblerje automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishin regjistruar te organet tatimore;

-A. H., i cili shfrytëzonte një hapësirë në lagjen “Gafurr Muça”, si vendparkim automjetesh, aktivitet të cilin nuk e kishin regjistruar te organet tatimore.

Plani operacional “Hapësirat publike” vijon, thuhet në njoftimin e policisë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds