Një furgon që transportonte turistët polakë drejt Beratit ka përfunduar në kanalin anësor të aksit rrugorLushnjë – Berat. Katër prej turistëve janë plagosur dhe janë nisur me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i furgonit është në gjendje më të rëndë. Policia në vendngjarje po dokumenton këtë ngjarje për të gjetur dhe shkaqet e aksidentit në afërsi të fshatit Çiflik.

Sipas të dhënave të para drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.

Segmenti i aksit rrugor Lushnjë – Berat vazhdon të jetë burim aksidentesh edhe pse është kërkuar që të përmirësohet si rrugë nga ngarkesa e lartë e qarkullimit të automjeteve për shkak të turizmit, por edhe për shkak se kalon nëpër të gjitha qëndrat e banuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *