Sot në Lushnjë ishte një dimër i vogël i parakohshëm me shi dhe erë të ftohtë, qytetarët e veshur me xhupa të ngrohtë dhe çadra në duar. I ftohti nuk i ka penguar ata të dalin nga shtëpia dhe të kryejnë punët e përditshme. Deri tani nuk ka informacion për rrebeshe dhe përmbytje.

Sipas sinoptikanëve e premtja, do të jetë ditë me reshje shiu dhe dëbore, ndërsa e shtuna do të sjellë një përmirësim të përkohshëm të motit, por të dielën dhe të hënën, reshjet do të rikthehen sërish. Ndërkohë Verilindja është mbuluar nga bora në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.

Zv/kryeministrja dhe njëherazi Ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku thotë se Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë të përgatitura për situatën dhe se qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.

Bora e parë ka ardhur herët këtë vit. ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve kanë qenë plotësisht të përgatitura, pavarësisht se mirëmbajtja dimërore nis më 15 #nëntor sipas rregullores. Mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve kanë qenë në terren që prej orëve të para të ditës së sotme në aksin Ura e Zapodit–Shishtavec dhe në Theth.

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale. Kjo borë e parë ardhtë e mbarë!“, shprehet Balluku.

Muaji tetor erdhi me ulje temperaturash shoqëruar nga shiu dhe bora në Veri të vendit në zonat malore. Sinoptikanët e kanë parashikuar motin në muajin tetor si një mot tipik vjeshte, me reshje të shumta dhe rënie të ndjeshme temperaturash krahasuar me ditët e fundit të shtatorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *