Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit për shkarkimin e tij.
Gjykata Kushtetuese njoftoi sot se ka bërë publikimin e regjistrimit të kësaj kërkese.
Në sqarimin e dhënë, u theksua se shpallja e kërkesës është e barazvlefshme me njoftim publik, çka nënkupton pezullim automatik (ex-lege) të vendimit të shkarkimit.

