Behar Kamberi, mjeku psikiatër që Policia e Tiranës e arrestoi pas një kallëzimi të bërë nga moderatorja sportive, Albana Bejko, e cila pretendonte se ishte përndjekur nga ai, është liruar.
Disa mesazhe tregojnë ndjenjat që mjeku Kosova tregonte ndaj moderatores sportive, Albana Bejko.
Mesazhe me tekste si: “…Të dua…dëshiroj të martohem me ty…” apo “…jeni shumë e bukur, dua tju takoj se kam ardhur nga Kosova vetëm për ju…”, janë vlerësuar nga Prokuroria e Tiranës si një komunikim krejt normal dhe aspak shqetësues, intimidues, apo kanosës për jetën e moderatores sportive.
Mbi të gjitha këto mesazhe të këqyrura nga Prokuroria, nuk përbëjnë shkak serioz për vijimin e mbajtjes në burg të mjekut psikiatër Behar Kamberi.
