Këshilli bashkiak zhvilloi sot mbledhjen e radhës me shqyrtimin dhe miratimin e pikave të rendit të ditës.

Para nisjes së mbledhjes u miratua dorëheqja e Elton Korreshit si Anëtar i Këshillit Mbikqyrës i ekipit të futbollit të Lushnjës, për shkak se ka marrë mandatin për deputet të PS.

Kryetari i grupit të këshilltarëve të opozitës Klement Çela ndërhyri dhe foli për çështjen e privatizimit të klubit sportiv i cila ka dështuar 3 herë. Ai solli në sallë pyetjet e qytetarëve lushnjarë të cilat janë të interesuar për privatizimin e tij.

Kryetarja e Bashkisë si Presidente e Klubit iu përgjigj pyetjeve të qytetarit.

Më pas diskutimet u ndalën tek pika për përdorimin e fondit rezervë për nxënësit ekselent, ku u propozuar të shtohet kriteri i përqindjes për nxënësit.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *