Spitali bashkiak “Ihsan Çabej” në Lushnjë do t’i nënshtrohet rikonstruktimit për ambiente më moderne të cilat do të kompletohen edhe me pajisje diagnostikuese të teknologjisë së fundit që do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve për përmirësimin e shëndetit. Mediat, qytetarët, deputetetët e zonës, kishin kërkuar prej kohësh ndërhyrje për rregullimin e godinave të spitalit. Drejtori i Spitalit Landi Ziu na tregon se aktualisht po rispostohen ambientet brenda spitalit.

Afati i përfundimit të punimeve të ambienteve të spitalit është 7 muaj. Drejtori Landi Ziu thekson se për spitalin e Lushnjës ka nje buxhet akorduar nga Ministria e Shëndetësisë me vlerë 40 milion lekë të reja për pajisje të reja për kompletimin e shërbimeve spitalore. Gjithashtu ai vlerëson faktin që spitali nuk ka mungesë të stafit të mjekëve.  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *