Sistemimi i segmenteve rrugore “Taqi Loshe” dhe “Riza Kaposhi” në lagjen “Kadri Qystri”, ka dy muaj që ka filluar me investim nga Bashkia Lushnjë me vlerë 8. 224. 692. 6 lekë të reja dhe me afat kohor të përfundimit të punimeve 60 ditë.
Në punime përfshihen sistemimi i kanalizimeve të ujërave të zeza e të bardha dhe shtrimi me beton i rrugës. Veçantia e këtyre dy rrugëve është pjerrësia e tyre dhe për këtë arsye shtrimi bëhet me beton dhe jo me asfalt. Punimet janë pothuajse në përfundim nga firma kontraktuese.
Shtrimi i këtyre rrugëve ka qënë kërkesë e hershme e banorëve të cilët për kamerën tonë shprehen të kënaqur që më në fund kërkesa e tyre u bë realitet.
Por edhe problemet nuk kanë munguar gjatë punimeve. Një qytetare ankohet se punimet i kanë dëmtuar avllinë e shtëpisë dhe kërkon që firma e cila kryen punimet t’ia rregulloj siç ka qënë.
Për shkak të terrenit të vështirë mbyllja e punimeve e ka kaluar afatin e caktuar 60 ditor.
